INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Muzeu i FA pasurohet me një pavion të ri dedikuar tërësisht Skënderbeut [FOTO]

Muzeu i FA pasurohet me një pavion të ri dedikuar tërësisht Skënderbeut [FOTO]

Publikuar më: 11:13 14-04-2018

Ky vit quhet ndryshe edhe viti i Skënderbeut duke qenë se sivjet shënohen plot 550 vite që ai është ndarë nga jeta. Është një vit i mbushur me plot aktivitete në ndër të tij. Jo më larg se sot,në kuadër të vitit mbarkombëtar të Skënderbeut, Muzeu i Forcave të Armatosura i është shtuar dhe një pavion i ri që i dedikohet tërësisht heroit tonë kombëtar. Në këtë pavion ekspozohen sende që kanë lidhje me Skendërbeun, armë të përdorura në atë kohë si dhe stema të principaave të Arbërit dhe mjaft dokumenta të tjera që mbartin shumë histori brenda. Gjatë çeljes së pavionit ishin të pranishëm minsitrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, zëvendësja e tij gjeneral brigade Manushaqe Shehu, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vullnet Sina, si dhe mjaft ushtarakë të lartë e të ftuar.

Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj ka njoftuar ndryshim e imazhit të dy strukturave ceremoniale në Forcat e Armatosura. “Kam kënaqësinë të bej me dije se, shumë shpejt në kuadër të angazhimeve për Vitin e Skënderbeut, truproja e nderit dhe orkestra frymore e FA do të kenë një imazh tërësisht të ri dhe dinjitoz për të përfaqësuar një vend, ku heroi kombëtar ka qenë një prej strategëve më të mëdhenj të luftës. Historia dhe faktet dëshmojnë se, kur vlerat më të mira të traditës sonë projektohen në të ardhmen, e sotmja është edhe më e sigurt.”

30708527_992444644253560_9009199317931524096_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037081241607666