INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama:  Kur flas anglisht dhe me ata që kuptojnë nuk merrem me…

Rama: Kur flas anglisht dhe me ata që kuptojnë nuk merrem me…

Publikuar më: 14:16 04-04-2018

Ndërsa në Gjykatën e Tiranës merrej vendimi për protestuesit e Kukësit, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën ballkanike të Partisë Socialiste Europiane që u zhvillua në Tiranë.

Ai tha se Shqipëria pret rekomandimin e hapjes së negociatave për anëtarësim.

Por sipas kryeministrit, procesi i afrimit me BE ka një tjetër anë të medaljes për Shqipërinë; që BE të mbajë fjalën dhe të liberalizojë vizat për të gjithë kosovarët.

I pyetur lidhur me akuzat e opozitës, Rama e ka anashkaluar këtë çështje duke thënë se në prani të anglishtfolësve nuk flet për opozitën.

‘Unë nuk flas për opozitën e vendit, as kur flas anglisht as kur flas me miqtë e mi që kuptojnë vetëm anglisht, unë nuk merrem me opozitën e vendit tim; u shpreh Rama.

Ndërkohë, Presidenti i PES, Sergei Stanishev vlerësoi reformën në drejtësi dhe bëri thirrje për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Article Logic
Execution time: 0.0037739276885986