INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria kthen sytë nga fshati, ja marrëveshja me BERZH

Qeveria kthen sytë nga fshati, ja marrëveshja me BERZH

Publikuar më: 13:21 26-07-2016

Në 25 vite demokraci, fshati në Shqipëri është shkatërruar dhe në asnjë rast nuk ka patur një projekt për zhvillimin e tij. Por e Partia Socialiste, në fushatën elektorale të 2013, tha se do të kthejë sytë nga fshati dhe do të synojë zhvillimin e këtij sektori. Për këtë qëllim, këtë të marte qeveria ka firmosur marrëveshjen me BERZH për agrobiznesin, të cilën kryeministri Rama e ka vlerësuar si historike dhe që tashmë për fshatin do të vijë një fazë e re zhvillimi.
Shefi i ekzekutivit theksoi vendosmërinë e qeverisë së tij për të shkuar përpara me reforma, të cilat sipas Ramës kanë munguar në 20 vitet e fundit.
Edi Rama:
“Ky investim do të jetë një shtysë e rëndësishme për ta çuar sektorin fshatit në një fazë të re. Nga njëra anë ne s’kemi asnjë rruge tjetër veçse të shtyjmë reformat e vonuara për kaq shumë vite dhe patjetër të certifikuar nga familja europiane dhe nga ana tjetër të gjejmë partnerë të besueshëm që Europa të jetë solidare. Ky projekt që sot kthejmë në një marrëveshje i ka të dyja imto anë; vullnetin tonë për të modernizuar duke gjetur rrugë të reja dhe nga ana tjetër, solidariteti i shtirë në mënyrë aktive nga Banka Europiane. Është një projekt i kthyer në marrëveshje, për të krijuar një hapësirë të re dhe të panjohur për investitorët. Bën bashkë BERZH dhe banka të nivelit të dytë, që falë këtij bashkëpunimi do të jenë shumë dorëlëshuara falë njerëzve që duan të investojnë në fshat për rritjen e ekonomisë. Ky program do të jetë një vlerë e shtuar në rrugën për të kaluar nga bujqësia e lëmoshës tek ajo e zhvillimit të qëndrueshëm”.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666