INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sondazhi i CNN nxjerr fitues Donald Trump, Clinton shpreson te konventa

Sondazhi i CNN nxjerr fitues Donald Trump, Clinton shpreson te konventa

Publikuar më: 12:43 26-07-2016

Kandidati republikan në garën për president të SHBA-ve Donald Trump udhëheq 44 përqind me 39 përqind në raport me rivalen e tij nga radhët e demokratëve Hillary Clinton, tregon një anketë e CNN.

Ky është rezultati më pozitiv në anketime për Trumpin që prej shtatorit të vitit 2015. Rritja e mbështetjes ndaj tij i detyrohet të lëkundurve, 43% e të cilëve shprehen se, pas Konventës republikane janë më “pro” manjatit, ndërsa 41% të tjerë ende nuk binden.

Përpara Kuvendit republikan, të lëkundurit shënonin 34% për Clintonin dhe 31% për Trumpin. Përkrahja për Clintonin tani, te kjo kategori, ka shkuar në 28%.

Sondazhi reflekton gjithashtu një thellim të hendekut arsimor mes të bardhëve, që ka qenë i ndjeshëm përgjatë të gjithë fushatës. Te votuesit e bardhë me shkollë të lartë, Clinton ka fituar terren krahasuar me rezultatet e përpara konventës.

Trump nga ana tjetër ka zgjeruar preferencat te të bardhët pa diplomë, te të cilët shfaqet më bindës për sa i takon ekonomisë dhe çështjes së terrorizmit.

Article Logic
Execution time: 0.0037600994110107