INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qeveria e Kosovës në bisedime me Listën Serbe për votimin e Forcave të Armatosura

Qeveria e Kosovës në bisedime me Listën Serbe për votimin e Forcave të Armatosura

Publikuar më: 14:20 30-12-2017

Autoritet kosovare do të bisedojnë me Listën Serbe për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Ka qenë ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, ai që ka bërë të ditur se shumë shpejt do t’i takojë përfaqësuesit e Listës Serbe, që të gjendet formula që kjo parti politike ta pranojë formimin e ushtrisë. Berisha nuk dha ndonjë datë të caktuar se kur Kosova do ta ketë Ushtrinë. Ministri komentoi deklaratat e kryeministrit Ramush Haradinaj se një gjë e tillë do të ndodhë deri në marsin e vitit të ardhshëm. Berisha foli për buxhetin, duke thënë se Forcat e Armatosura pritet që të kenë rritje vjetore prej pesë milionë euro. Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më herët se vendi do të ketë Ushtrinë në mars. Ndërsa, më skeptikë janë njohës të sigurisë në vend. Sipas tyre problematika, me Listën Serbe nuk mund të tejkalohet lehtë.

Article Logic
Execution time: 0.0026340484619141