INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pushime jashtë shtetit! Mund të merrni duhan, alkool dhe kafe, po njihuni me kushtet...

Pushime jashtë shtetit! Mund të merrni duhan, alkool dhe kafe, po njihuni me kushtet...

Publikuar më: 09:26 23-07-2018

Qytetarët që do ikin për pushime duhet të kenë informacion dhe në lidhje me blerjet në dyqanet në pikat kufitare të palës shqiptare, si duhan, pije alkoolike dhe kafe dhe në ç'masë lejohen.
Dogana thotë se do përjashtohen nga pagesa e akcizës mallrat që lëvrohen nga "Duty free shops" dhe që merren në bagazhet personale nga udhëtarët që lenë territorin shqiptar në rrugë ajrore dhe detare. Konsiderohen si mallra të lëvruara nga "Duty free shops" edhe mallrat në bordin e avionit gjatë një udhëtimi ndërkombëtar.

Gjithashtu përjashtohen nga pagesa në import për:
a) konsum personal produktet e duhanit për sasitë 200 cigare, 50 puro, 250 gramë duhan të hapur.
b) konsum personal i alkoolit dhe pijeve alkoolike për sasitë: 1 litër alkool ose alkool etilik i padenatyruar me fortësi alkoolike 80% ndaj volumit dhe më shumë, 2 litra alkool dhe pije të distiluara me fortësi alkoolike që nuk e kalon 22% ndaj volumit, 2 litra verë pa gaz dhe 10 litra birrë.
Për një udhëtar, përjashtimi mund të zbatohet për çdo kombinim të produkteve të alkoolit dhe pijeve alkoolike me kushtin që totali i sasisë (përqindjes) së përdorur nga individi të mos kalojë 100%.
c) konsum personal i kafes për sasinë 3 kg.

Article Logic
Execution time: 0.0040140151977539