INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kujdes me planet për plazh, priten reshje shiu dhe stuhi

Kujdes me planet për plazh, priten reshje shiu dhe stuhi

Publikuar më: 09:07 23-07-2018

Dita e parë e javë do të karakterizohet nga një mot i paqëndrueshëm, me vranësira mesatare dhe të dendura të shoqëruara me reshje shiu. Sipas meteorologëve në pjesën e dytë të ditës do të ketë rrebeshe dhe stuhi. Temperaturat do të jenë me rënie. Temperaturat në zonat malore do të regjistrojnë 17 deri 29°C , në zonat e ulëta 22 deri 31°C dhe në zonat bregdetare temperatura do të jenë 23 deri në 32°C. Era do të jetë e vrullshme me drejtim jugperëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 1,0 deri në 2,0 metër në det të hapur. Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga aktiviteti i masave ajrore të nxehta me origjinë Sahariane të cilat do të kushtëzojnë në vendin tonë dhe Kosovë temperatura të larta.

Article Logic
Execution time: 0.0037429332733154