INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Trump - Rouhanit: Kurrë mos kërcënoni ShBA, sepse ...

Trump - Rouhanit: Kurrë mos kërcënoni ShBA, sepse ...

Publikuar më: 09:19 23-07-2018

Donald Trump dhe presidenti iranian Hassan Rouhani kanë shkëmbyer deklarata armiqësore në distance. Donald Trump, e paralajmëroi presidentin e Iranit përmes një postimi në twitter që “kurrë të mos e kërcënojë SHBA-në, pasi në të kundërt ai do të përballet me pasoja që pak kush në histori i ka vuajtur më parë”. Kreu i Shtëpisë së Bardhë i bëri këto komente pak orë pasi Rohani e paralajmëroi Trumpin kundër ndjekjes së politikave armiqësore ndaj Teheranit.
“Amerika duhet ta dijë se paqja me Iranin është nëna e gjithë paqes dhe lufta me Iranin është nëna e të gjitha luftërave”, deklaroi Presidenti iranian.
Në kundërpërgjigje, Trump u shpreh: “Ne nuk jemi më vend që do të qëndrojë ulur përballë fjalëve tua për dhunë dhe vdekje. Jini të kujdesshëm”.
Administrata e Shteteve të Bashkuara është duke bërë presion mbi Teheranin që prej muajit maj kur Trump e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 dhe rivendosi sanksione kundër Iranit.Të tjerët që nënshkruan paktin Britania, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina janë zotuar se do të mbeten në marrëveshje.

Article Logic
Execution time: 0.003795862197876