INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse nuk mund të jeni

Pse nuk mund të jeni "shokë" me ishin tuaj

Publikuar më: 09:23 21-04-2017

Të mendosh që pas një ndarjeje ilaçi më i mirë për të shëruar plagët është duke mbajtur lidhje akoma me ish- in tuaj kjo është një ide shumë e gabuar.

Në këtë artikull do ju japim disa arsye shumë të forta që të mund të kuptoni pse pas ndarjes nuk duhet të mbani më asnjë marrëdhënie me ish- in tuaj.

1) Afërsia është e rrezikshme:
Kur ju nisni një marrëdhënie me një person padyshim që dëshironi që gjithçka të jetë serioze dhe bëni gjithçka për të pasur një marrëdhënie të mirë me partnerin ose partneren. Por nëse ndodh që kjo marrëdhënie të shkëputet ilaçi më i mirë nga ndarja nuk është duke mbajtur lidhje akoma me ish- in tuaj, por ilaçi më i mirë në këtë rast është koha dhe distanca.
Mbajta e një afërsie me partnerin/ren e bën akoma më shumë të vështirë faktin për t’u shkëputur prej njëri-tjetrin sepse sa më afër të qëndroni pas ndarjes aq më shumë do të kujtoni momentet që keni kaluar bashkë. Ju duhet të ndërprisni lidhjet me ish- in tuaj në mënyrë të menjëhershme pas ndarjes që të arrini të shmangni konfuzionin që do ju krijohet nëse do qëndroni pranë tij/saj edhe pse nuk jeni më bashkë.

2) Ju heq mundësinë për të gjetur dikë tjetër
Nëse ju jeni duke menduar ose duke njohur dikë tjetër, një pjestar të ri/re në jetën tuaj atëherë nuk duhet mbajtur një marrëdhënie afrimiteti me ish- in tuaj sepse nëse personi që ju jeni duke njohur zbulon se kush ka qënë ai më parë në jetën tuaj atëherë do ndjehet keq dhe nuk do pranojë kurrsesi që ju të mbani marrëdhënie me të.
Pra mos mendoni më në marrëdhënien që ju i dhatë fund, por fokusohuni në atë marrëdhënien e re që keni tani nëse dëshironi që të keni një fillim të mbarë në marrëdhënien e re që do krijoni.

3) Mbajtja e marrëdhënies me ish- in tuaj do ju sjellë sërish dhimbje në zemër
Njerëzit shpesh nuk e kuptojnë dhe nuk e vlersojnë personin që kanë dhe në shumicën e kohës kjo gjë ndodh pasi ata nuk e kanë më në krah atë person. Nëse marrëdhënia juaj nuk ka funksionuar në momentin që ju keni qënë me njëri – tjetrin vështirë se do arrijë të funksionojë si shokë edhe pas ndarjes.
Prandaj për të mos u zhgënjyer dhe për të mos ju dhembur zemra për herë të dytë e mira është që pas ndarjes të shkëputeni në mënyrë totale dhe të mos mbani me asnjë kontakt me ish-in tuaj. Fokusohuni tek e ardhmja dhe jo tek e kaluara sepse gjëra të bukura do ndodhin sërish në jetë, një ndarje nuk është fund i gjithçkaje.
Nëse gjërat vendosen kështu kur të jeni më të qetë do të kuptoni që ju nuk keni qenë për njëri-tjetrin dhe është më mirë në këtë formë sepse është edhe një shprehje mjaft domethënëse për këtë rast:
“Më mirë një fund me dhimbje sesa një dhimbje pa fund”.

Article Logic
Execution time: 0.003662109375