INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria dështon, provimi sërish në klasa [VIDEO]

Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ministria dështon, provimi sërish në klasa [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 08-06-2018
Tezë e vështirë e në disa raste e nivelit mestar është cilësuar provimi i detyrueshëm i maturës në lëndën Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. In tv është ndalur në një nga shkollat e mesme të kryeqytetit ku ka sjellë opinionet e maturantëve në lidhje me mbarëvajtjen e këtij provimi, tezën dhe kushtet në të cilën u zhvillua. 
 
“Shumë i vështirë” pohon maturanti i parë
“Nivel mestar, nuk patëm mundësi të kopjonim” thotë një maturante
‘’I vështirë.Kishte shumë kleçka” pohon një tjetër maturant që sapo doli nga provomi.
 
Ndryshe nga provimi i parë ai i gjuhës së huaj, sot po me urdhër të Ministrisë së Arsimit maturantët janë shpërndarë nëpër klasa, ku për 150 minuta kanë zhvilluar tezën e provimit. 
 
“Në klasa e zhvilluam provimin, jo në korridore si provimi i parë’’ pohon një maturant. 
 
 
Sequence_01.00_06_12_27.Still007.jpg
 
Ky ishte provimi i dytë i detyrueshëm i maturës shtetërore. Rreth 37 mijë maturantë sot testuan njohuritë në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në  206 shkolla të mesme në vend. Pas disa ditësh ata do t’i nënshtrohen provimit tjetër të detyruar, matematikës.
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0044941902160645