INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapen 14 kg kokainë dhe mijëra euro, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Kapen 14 kg kokainë dhe mijëra euro, arrestohet 38-vjeçari shqiptar

Publikuar më: 16:05 08-06-2018

Policia e Firenzes ka arrestuar një shqiptar, i cili u largua me shpejtësi nga makina e tij gjatë arrestimit të një shtetasi polak. Mesa duket dy personat po bën pazare droge, në kohën kur u është afruar policia. Skuadra e angazhuar në shërbimet e anti-drogës në Firence, identifikoi dhe arrestoi një 34-vjeçar polak në bordin e një Touareg VW, me 14.5 kg kokainë të fshehur në një hapësirë të krijuar me mjeshtëri në pjesën e pasme të sediljeve të pasme të automjetit.

carabinieri_polizia_notte.jpg

Ndërsa karabinierët po merreshin me polakun, vunë re që një tjetër person u largua me vrap nga një makinë Hyunday I-30 duke e braktisur aty automjetin. Kontrolli i makinës së shqiptarit zbuloi 25 mijë euro dhe një pistoletë automatike të kalibrit 7.65. I arratisuri u identifikua si Julian Çela 38 vjeç. he u shpall në kërkim. Ai është si një shtetas shqiptar i moshës 38 vjeç. I arratisuri u kap teksa qëndronte i fshehur në një hotel në Firence, në pritje të qetësimit të situatës, por pa ia arritur. Mbi të rëndojnë tani akuza të shumëfishta, për tregtim droge, armëmbajtje pa leje, rezistencë karshi autoriteteve publike. Në banesë shqiptarit iu gjetën edhe katër mijë euro, të cilat u konfiskuan nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0034739971160889