INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve kalon kufijtë, ja çfarë shkruan “The New York Times”

Protesta e studentëve kalon kufijtë, ja çfarë shkruan “The New York Times”

Publikuar më: 16:00 06-12-2018

Protesta e studentëve nuk është pasqyruar vetëm në mediat shqiptare.

Ajo ka marrë vëmendje edhe nga mediat e huaja. “The New York Times” shkruan se, "mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar një rrugë kryesore në kryeqytet, Tiranë, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit. Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen”.

Sipas së përditshmes amerikane kjo protestë po zhvillohet edhe në qytete të tjera me kërkesën përgjysminin e tarifës vjetore.

Shkrimi jep edhe deklaratën e ministres Lindita Nikolla. “Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla njoftoi se pagesa e dyfishtë për provimet e përsëritura do të anulohej, por tha se qeveria nuk mund të bënte asgjë lidhur me tarifat”.

Kjo e përditshme amerikane i është referuar për agjencisë “Associated Press”.

 shkrimi_i_the_news_york_times.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042071342468262