INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ardhmja duket e bukur! Duartrokitje për studentët [FOTO]

E ardhmja duket e bukur! Duartrokitje për studentët [FOTO]

Publikuar më: 16:33 06-12-2018

Prej tre ditësh tashmë, studentët në kryeqytet, nga Politekniku e deri tek ai i Tiranës, u kanë vënë drynin dyerve të fakulteteve të tyre në mënyrë simbolike dhe kanë marshuar në rrugët e kryqeytetit duke protestuar para Ministrisë së Arsimit për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Pa asnjë mbështetje politike, pa vandalizma dhe mjaft paqësorë mund të themi pa frikë se ka qenë një nga të paktat protesta masive në vend që ka arritur të vendosë në “shënjestër” qeverinë duke lëvizur themelet e vendimmarrjes oligarke dhe të përqëndruar në duart e vetëm disa pushtetarëve dhe duke nxitur marrjen e vendimeve vërtetë demokratike.

Kjo protestë, është kthyer në shembull të shumë atyre që do të pasojnë e duhet të pasojnë, si një tregues i vlerave të vërteta që duhet të mbart çdo gjeneratë dhe jo vetëm, por dhe shoqëria në tërësi si një shoqëri që synon të ardhmen europiane.

Me këta të rinj që luftojnë për të drejtat e tyre, e ardhmja duket kaq e bukur dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë tani është t’u dhurojmë një duartrokitje dhe t’u themi “Bravo!”.

Nga: Fatma Methasani

studentet2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607