INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Problemet me ankthin, Zayn Malik kërkon ndihmë nga Adele

Problemet me ankthin, Zayn Malik kërkon ndihmë nga Adele

Publikuar më: 14:44 19-06-2016

Gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për Zayn Malik sepse ai po vuan nga ankthi, shqetësim që bëri të anullonte edhe koncertin e tij në Londër. Shumë yje të famshëm u solidarizuan me Zayn, duke i dhënë një dorë atij në mënyrë që ta menjanonte këtë sëmundje që po e mundon shumë, një ndër to edhe e dashura e tij Gigi Hadid. Mirëpo këngëtari 23 vjeçar me të vërtetë po kërkon ndihmë, dhe po e kërkon atë te një këngëtare tjetër, Adele, e cila më parë ka pranuar se vuante nga ankthi në fillimet e karrierës së saj.

Në një intervistë para disa kohësh Adele ka thënë “Unë kam vazhdimisht kriza paniku e ankthi, më duket sikur zemra do më dalë nga vendi dhe nuk do të jem në gjendje ta përfundoj shfaqjen, kurrë. Një audiencë kaq e madhe në numër, më tmerron.”

Sipas burimeve të Daily Mail, stafi i Zayn, ka shkuar të takojë menaxherin e Adele, Jonathan Dickins, për të marrë këshilla në lidhje me këtë sëmundje. Shpresojmë që Adele dhe stafi i saj ta ndihmojnë Zayn, që ky i fundit të fillojë të japë koncerte të mrekullueshme për fansat, ashtu siç vetëm ai di të bëjë.  

Article Logic
Execution time: 0.004349946975708