INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Po luajnë me ne apo çfarë? Rikthehen Kiara Tito dhe Butrint Imeri, ja detaji që “i tradhtoi” [FOTO]

Po luajnë me ne apo çfarë? Rikthehen Kiara Tito dhe Butrint Imeri, ja detaji që “i tradhtoi” [FOTO]

Publikuar më: 18:22 30-05-2018

Ata të dy u përfolën kaq shumë për një lidhje me njëri tjetrin, por publikisht nuk e pranuan kurrë. Po flasim për moderatoren bukuroshe, Kiara Tito dhe këngëtarin Butrint Imeri. Edhe pse janë kapur disa herë “mat”, Kiara dhe Butrini nuk e pranuar asnjëherë publikisht se janë në një lidhje, por të gjithë ishin të bindur se ata ishin një çift, ama një çift shumë i bukur.

Mirëpo Kiara ka treguar se Butrintin e ka pasur shumë qejf si artist dhe ishte e afeksionuar pas këngëve të tij, mirëpo midis tyre nuk ka asgjë, e kur është pyetur se pse nuk e ka të dashur Butrintin, ajo tha që nuk funksionon lidhja në distancë.

Pas suksesit që korri me këngët “Bella” dhe “Xhanëm”, këngëtari i njohur kosovar, ka sjellë një tjetër projekt. Me një titull francez në këngë, Imeri, ka publikuar “Ma Cherie”, që në shqip i bie “E dashura ime” dhe menjëherë fansat kanë aluduar se kjo këngë është dedikim për Kiara Titon.

Mirëpo përpara disa javësh Butrinti vendosi ta heq Kiarën nga Instagrami dhe pas disa kohësh edhe moderatorja bëri të njëjtën gjë. Ky detaj bëri që të aludohej se çifti i kishte dhënë fund lidhjes dhe ky lajm u përforcua edhe pas deklaratës së Kiarës në një emision.

Ajo u shpreh se arsyeja se përse nuk është e lidhur me Butrintin është sepse ai është larg dhe lidhja në distancë nuk funksionon.

Megjithatë së fundmi Butrinti filloi ta ndjekë përsëri bukuroshen e ekranit në Instagram dhe Kiara ja ktheu. Ky veprim ngriti dyshimet se mes tyre gjithçka është sqaruar dhe se çifti është rikthyer përsëri bashkë.

collagefollw.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038819313049316