INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prekëse! Ndahet nga jeta aktori i “ERTUGRUL”, mes lotësh, miqtë dhe familjarët e tij i japin lamtumirën e fundit! [FOTO]

Prekëse! Ndahet nga jeta aktori i “ERTUGRUL”, mes lotësh, miqtë dhe familjarët e tij i japin lamtumirën e fundit! [FOTO]

Publikuar më: 18:36 30-05-2018

Aktori i njohur turk Arda Oziri, i cili humbi jetën në një aksident me motor orët e para të së dielës, është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit në Izmir të Turqisë. Oziri u nda nga jeta në moshën 39 vjeçare pasi motori të cilin drejtonte doli nga rruga në një lagje të Stambollit, duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.

Të pranishëm në ceremoninë mortore ishin dhe shumë aktorë të tjerë turq, si: Riza Kocaoglu apo Burak Altay.

39 vjeçari u bë i njohur në Shqipëri me rolin e tij në serialin “Ertugrul”, ndërsa në vendlindje njihej për dhjetëra filma të tjerë.

Aktori Riza Kocaoglu miku i ngushtë i Arda ka dhënë edhe një fjalim shumë prekës ku ka treguar se aktorit i është dashur të rritet para kohe duke qenë se e ka humbur babain në një moshë shumë të vogël.

collagedw.jpg

 

Ndërsa miku i tij Cengiz Çolak ka rrëfyer momentet e fundit te aktorit pak para se të ndaheshin përgjithmonë nga jeta.

“Mbrëmë ai ishte me mua për të parë finalen e Ligës së Kampionëve. Kaluam një mbrëmje të këndshme, qeshëm shumë. I thashë, “mos shko në këtë orë, rri këtu”, por doli rreth orës 3:00 te mëngjesit. Ai u aksidentua. Kam humbur një mik të ngushtë.”, është shprehur ai.

Article Logic
Execution time: 0.003741979598999