INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi fitoi “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini ka dy fjalë për të thënë, fansat “e masakrojnë”, shihni çfarë i shkruajnë [FOTO]

Pasi fitoi “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini ka dy fjalë për të thënë, fansat “e masakrojnë”, shihni çfarë i shkruajnë [FOTO]

Publikuar më: 20:41 07-06-2018

Trejsi Sejdini është shpallur fituesja e “Miss Universe Albania 2018”. Pas një gare të fortë që u zhvillua në Pallatin e Kongreseve mes 23 vajzave të përzgjedhura, Trejsi ia doli që në fund të shpallet vajza më e bukur që do të përfaqësojë Shqipërinë në kompeticionin ndërkombëtar të “Miss Universe”. Shoqëruesja e parë e missit u përzgjodh Ajli Hoxhaj dhe Irene Dama shoqëruesja e dytë.

Për shumë persona e meritonte, por shumë të tjerë kanë patur një mendim krejt ndryshe.

Pas triumfit në mbrëmjen e kaluar, Trejsi ka publikuar një foto me kurorën në kokë ditën e sotme dhe ka bërë falënderimet e saj si dhe ka premtuar që do e mbajë kurorën me dinjitet e do të përfaqësojë Shqipërinë denjësisht në Amerikë.

Përveç komenteve pozitive, në këtë foto nuk kanë munguar edhe ato negative të cilat ishin nga më të ndryshmet duke shkuar deri aty sa thonë që ka paguar për të fituar.

collagetr.jpg

 

"First day as a winner?️ Faleminderit stafit Miss Universe Albania qe na drejtuan ne rrugen e duhur, na mesuan dhe u perkushtuan duke dhene maksimumim . Rezultatet jane te qarta , sepse per mendimin tim mbremja e djeshme ishte si oazi ne shkretetire .

Kjo kurore qe mu besua , ju premtoj se do ta mbaj me dinjitet dhe premtoj se do perfaqesoj vendin tim denjesisht ne Amerike.

Ju faleminderit️", shkroi ajo bashkangjitur fotos. 

Urime Trejsi për fitoren!

Article Logic
Execution time: 0.0036430358886719