INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët! 'Gangsterja nga Elbasani', Trejsi Sejdini shpallet fituese e Miss Universe Albania [FOTO]

Mos e besoni po deshët! 'Gangsterja nga Elbasani', Trejsi Sejdini shpallet fituese e Miss Universe Albania [FOTO]

Publikuar më: 23:43 06-06-2018

Mbrëmja e së mërkurës u mbyll plot sukses për fenomenin e rrjeteve sociale, Trejsi Sejdini. Të gjithë e njohin dhe në një kohë të shkurtër 'gangsterja nga Elbasani' u bë shumë e famshme dhe për një kohë të gjatë u bë kryefjalë në median online rozë.

Por këtë herë Trejsi ka arritur të rrëmbejë një çmim mjaft të madh, siç është ai i "Miss Universe Albania". Emocionet ishin të forta dhe gara gjithashtu, shkruan intv.al. Në fillim u zgjodh si një ndër 12 finalistet, e më pas në Top6 më të mirat, derisa arriti të përzgjidhej si 3 vajzat më të bukura shqiptare.

tr344.jpg

fin.png

Momenti final erdhi dhe kurora që mbante "Miss Uinverse Albania 2017", Blerta Leka i kaloi triumfueses së mbrëmjes, Trejsi Sejdinit. Por ju themi se vajza seksi nga Elbasani rrëmbeu edhe një çmim tjetër gjatë kompeticionit, atë të 'Miss Social Media'. Epo të dyja çmimet i ka merituar dhe BRAVO./intv.al/

trejss.png

trejss2.png

tr1.png

tr3.png

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0043041706085205