INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Pa fjalë! Aktorja e dashur për shqiptarët humb foshnjën, përlot me postimin: 'Ëngjëll që do na dërgojë bekime të reja'

Pa fjalë! Aktorja e dashur për shqiptarët humb foshnjën, përlot me postimin: 'Ëngjëll që do na dërgojë bekime të reja'

Publikuar më: 16:08 02-09-2018

Ximena Navarrete, aktorja mjaft e dashur për publikun shqiptar ka njoftuar se ka humbur foshnjën në muajin e tretë të shtatzënisë.

Përmes një postimi në Instagram, ajo i ka prekur të gjithë me fjalët e saj.

Në foton ku lexohet:

"Një pjesë e zemrës time jeton në qiell".

Ximena shkruan:

Nuk ka fjalë për ta përshkruar situatën e vështirë dhe të trishtë që unë dhe bashkëshorti im po përjetojmë. Siç ndajmë momente lumturie me ju, është e nevojshme të ndajmë edhe momente trishtimi. Sot zemra e fëmijës sonë pushoi së rrahuri dhe me shumë dhimbje po e bëjmë publik lajmin me fansat tanë, njerëzit që na duan. Ne e donim shumë fëmijën. Të qëndronte brenda meje për 15 javë ishte dashuria më e madhe dhe iluzioni më real. Falenderoj Zotin për atë ndjenjë. Thonë se Zoti kurrë nuk dërgon diçka që nuk mund ta mbajmë, ky rast nuk është përjashtim. Faleminderit familjeve tona sepse ndjenja e mbështetjes suaj bën të gjitha ndryshimet. Dashuria ime (bashkëshortit) të dua dhe nuk ka asnjë pengesë që nuk mund ta kapërcejmë, duke qenë së bashku dhe me dorën e Zotit gjithçka është e mundur. Të dua me gjithë zemër, tani kemi një engjëll në qiell që me siguri do na dërgojë bekime të reja”

Ajo u bë e njohur për shqiptarët përmes serialit "Stuhia", ku luajti përkrah aktorit të njohur William Levy.

40571170-251577718826832-7755187322697547776-n_1535900549-3877682.jpg

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0015220642089844
    array(1) { ["section"]=> string(119) "pa-fjale-aktorja-e-dashur-per-shqiptaret-humb-foshnjen-perlot-me-postimin-engjell-qe-do-na-dergoje-bekime-te-reja-70104" }