INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nora Malaj publikon shkeljet në provimin e parë të maturës[VIDEO]

Publikuar më: 12:11 08-06-2017

Pas përfundimit të provimit të parë të maturës Ministria e Arsimit ka analizuar të gjitha hapat e saj dhe kanë rezultuar disa shkelje që gjithësesi janë konsideruar si sporadike. Sipas zëvendësministres së Arsimit, Nora Malaj 12 maturanët kanë shkelur rregulloren dhe janë përpjekur të kopjojnë dhe ata janë ndëshkuar.
“12 maturantë janë kapur me celular dhe kanë tentuar të kopjojnë. Ata janë përjashtuar nga provimi,” tha Malaj.
Po kështu masa janë marrë dhe për 5 mësues administratorë që kanë kryer shkelje. 4 administaratorë në Gramsh dhe 1 në Librazhd s’kanë respektuar rregulloren dhe ata do të shkarkohen nga puna.
Nora Malaj apelon se maturantë duhet të njihen mirë me rregullat strikte të provimeve të maturës, që ato të mos shkelen në provimet e tjera, pasi në të kundërt penalitet do të jenë të ashpra dhe atyre nuk do tu njihen provimet.

Article Logic
Execution time: 0.0039758682250977