INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rritet me 15 vite jetëgjatësia e shqiptarëve

Rritet me 15 vite jetëgjatësia e shqiptarëve

Publikuar më: 13:20 08-06-2017

Shqiptarët sot jetojnë me 15.8 vite më shumë se sa kanë jetuar më parë
Ky ka qenë përfundimi i statistikave të Bankës Botërore e cila ka detajuar të dhënat dukë deklaruar se në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite ndërsa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia është rritur në 78 vjeç dhe vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.
Midis gjinive rritja e jetëgjatësisë është 4.4 vite për meshkuj dhe vetëm 3.1 për femrat duke dalë kështu dhe në përfundimin se në Shqipëri femrat jetojnë më pak se femrat e rajonit , përkatësisht më 75 vjeç kundrejt 83 vjeç në Greqi e cila ka dhe jetëgjatësinë më të lart të gruas.
Megjithatë në raport është shprehur se kemi nevojë për një regjistrim më cilësor të dhënave shëndetësore, konkretisht për vdekshmërinë dhe shkaqet e vdekjeve.

Article Logic
Execution time: 0.003486156463623