INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Nënshkodrës

Banorët e Nënshkodrës "Do protestojmë edhe ditën e zgjedhjeve nëse nuk do marrim dëmshpërblimet"

Publikuar më: 13:21 08-06-2017

Vijojnë dhe ditën e sotme protestat e qytetareve të Nënshkodrës për të marr dëmshpërblimet e përmbytjeve të viteve 2010-2011.

Protestuesit kanë bllokuar dhe rrugët për 30MINUTA duke mos lejuar qarkullimin e makinave. Ata shprehen se nëse nuk marrin atë çka iu është premtuar do bojkotojnë dhe zgjedhjet duke mos marr pjesë.

“Ne nuk ndalemi te kjo kërkesë që kemi për të na dhënë dëmet që janë shkaktuar në shtëpitë tona. Në rast se qeveria nuk merr asnjë masë, atëherë do të protestojmë edhe më 25 qershor dhe nuk do tëmarrim pjesë në zgjedhje fare. I bëjmë thirrje qeverisë të marrë masat e duhura, në të kundërt bojkotojmë zgjedhjet”, shprehet një nga banorët.

Article Logic
Execution time: 0.0033900737762451