INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një lajm i mirë për fansat e Harry Potter !

Një lajm i mirë për fansat e Harry Potter !

Publikuar më: 16:46 03-06-2018

Të gjithë e njohim J.K. Rowling dhe dhuratën më të bukur që ajo i ka dhënë njerëzimit; Botën Magjike të Harry Potter.

U bënë vite që nga publikimi i librit dhe filmit të fundit, por fatmirësisht, Rowling nuk i ka lënë fansat të vuajnë.

Ajo u tregua aq zemërgjerë sa të vazhdonte të zgjeronte historinë e një degëzimi të Harry Potter.

Kjo histori quhet Fantastic Beasts and Where to Find Them, histori e cila fokusohet te një ish student i Hogwarts i quajtur Newt Scamander, luajtur nga Eddie Redmayne.

Fansat ose siç njihen botërisht “Potterheads”, kanë qenë shumë të lumtur që në gjenezën e këtij krijimi, sidomos duke ditur se do të ishte vetë shkrimtarja e cila e ka krijuar me kaq dashuri dhe përkujdes këtë botë që do të vazhdonte t’a pasuronte më tej.

Filmi i parë i kësaj françize, u lançua në Nëntor të 2016-ës dhe ishte sukses i madh.

Në fund të filmit të parë, paraprihet edhe filmi i dytë ku dalin në pah zgjedhjet e kastit me emra si Johnyy Depp apo Jude Law (i cili luan Dumbledore ose siç e njohim në shqip Urtimorin, kur ai është i ri).

Filmi i dytë do ende 6 muaj të dali në kinema, por Rowling lajmëroi që ka filluar që tani të shkruajë skenarin për filmin e tretë pasi ajo nuk do t’i lejë fansat të presin, sidomos mbasi ka parë pritjen e ngrohtë që i është bërë filmit të parë !

Shkrimtarja ka lumturuar akoma më shumë fansat kur deklaroi se Fantastic Beasts and Where to Find Them nuk do të ishte thjesht një triologji, por plotë 5 filma!

Na mbetet të presim për filmin e dytë dhe pastaj ku i dihet për të tretin, të paktën e dimë që s’do na duhet të presim pafund.

Article Logic
Execution time: 0.0029380321502686