INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një basketbollist i pazakontë. ‘Arma’ sekrete e inxhinierëve japonez[VIDEO]

Publikuar më: 11:33 15-04-2019
Një kompani shumëkombëshe japoneze, ka arritur të ndërtoje një robot basketbollist, që është i aftë që të realizoje gjuajtje tre pikëshe me preçizion të lartë.
Arma sekrete e inxhinierëve japonez të robotikës, mund ti bëje ata fitues të Olimpiadës së Tokios që do të zhvillohet vitin e ardhshëm. Roboti i pagëzuar me emrin Q3, i gjatë 207 cm, fal imazhit të skanuar 3D të tabelës dhe koshit, sensorëve dhe motorizimit të duarve dhe gjunjëve, arriti të fitonte garën me dy lojtarë të kombëtares japoneze, duke realizuar 5 nga 8 gjuajtjet për tre pikë.
Dizanjerët e Toyota-s thonë se roboti nuk është ende gati për Olimpiadën e Tokios. I duhet ende punë që të arrije të dribloje, edhe pse vërtetë ka shtimin e shpejtësisë në lojë dhe të pasimit duke bërë që të realizojë gjuajtje brenda 1 sekonde.
Për herë të parë, ekipi kombëtar japonez i basketbollit do të shkoje në Olimpiadën e vitit 2020 për herë të parë në 44 vjet, ku ata janë shumë optimist se fal robotit, kanë mundësinë për të fituar titullin kampion.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387