INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapet 10.3 mln euro kokainë në Maltë, shkruajnë mediat e huaja: Një prej destinacioneve ishte Durrësi [FOTO]

Kapet 10.3 mln euro kokainë në Maltë, shkruajnë mediat e huaja: Një prej destinacioneve ishte Durrësi [FOTO]

Publikuar më: 11:35 15-04-2019

Janë konfiskuar në portin e Maltës kontenierë që përmbanin kokainë me vlerë më shumë se 10 milionë euro.

Pas sasisë prej 91.2 kg të kapur të dielën më 7 prill dhe asaj prej 24 kg të kapur të martën, të dielën e djeshme, pas një operacioni që zgjati disa orë deri në orët e para të ditës së sotme (e hënë, 15 prill), zyrtarët e Departamentit të Doganave zbuluan një tjetër sasi prej 91.25 kg kokainë nga tre kontejnerët në Freeport në Maltë, shkruan independent.com.mt.

mediat_flasin.png

Sipas medias, kontejneri i parë dhe i tretë po kalonin përmes Maltës, ndërsa vinin nga Amerika e Jugut, në rrugën drejt Durrësit, në Shqipëri, por nuk është e qartë nëse Durrësi ka qenë destinacion përfundimtar. Ndërsa kontejneri i dytë, i cili gjithashtu vinte nga Amerika e Jugut, kalonte në portin maltez për të shkuar në Selanik, Greqi.

drgogoaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891