INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Nisin inspektimet për produktet e pasigurta që ushqehen nxënësit[VIDEO]

Publikuar më: 16:42 14-09-2017

Ambulantët janë çdo ditë nën vëmendjen e Bashkisë së Tiranës. E me nisjen e shkollave policisë bashkiake i është shtuar puna, pasi ata kanë nisur dhe kontrollet pranë shkollave për të larguar nga këto territore tregëtarët ambulantë që shesin produket të pasigurta. Një rast të tillë ka fokusuar sot kamera e IN TV, ku blutë e bashkisë kanë marrë masa.
Po veç këtyre masave dhe punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit kanë ngritur grupe pune për të kontrolluar cilësinë e produkteve që iu sheshin nxënësve, fast-food-et. Shpesh herë mungesa e higjenës në këto biznese apo përdorimi në mënyrë të përsëritur i vajrave për skuqen e ushqimeve ka dëmtuar shëndetin e të vegjëlve. Por dëmet të tjera mund të ndjehen dhe në vitet e mëvonëshme në përhapjen e sëmundjve të tjera shumë të rrezikshme si tumoret.
AKU gjithashtu kërkon ndihmë dhe nga vetë nxënësit apo prindërit e bën thirrje që, për çdo shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore të denoncojnë pranë portalit online “Inspektori Dixhital”.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436