INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ngjarja e Bularatit, shpallet NON GRATA eurodeputetja qipriote[VIDEO]

Publikuar më: 15:46 10-11-2018

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pasi i propozoi, Ministrisë së Brendshme të shpallte non grata eurodeputeten qipriote, ka marrë sot përgjigje pozitive. Vendimin e bëri publik Glevin Dervishi, Këshilltari për Rajonin i Ministrit Bushati.

"Ky vendim vjen si reagim i detyruar kushtetues e ligjor i institucioneve te Republikes se Shqiperise, ndaj shfaqjeve të përsëritura ekstremiste të eurodeputetes, Eleni Theocharous. Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare. Mbështetur në procedurat diplomatike dhe konsullore, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë do të përcjellë nëpërmjet kanaleve diplomatike vendimin për të ndaluar hyrjen e mëtejshme në Shqipëri të Eleni Theocharous," sqaroi Dervishi.

Article Logic
Execution time: 0.0034911632537842