INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Albana Vokshi kundër Vangjush Dakos: Dosja 339 ka PROVA që çojnë në burg Ramën dhe Dakon...

Albana Vokshi kundër Vangjush Dakos: Dosja 339 ka PROVA që çojnë në burg Ramën dhe Dakon...

Publikuar më: 14:46 10-11-2018

Partia Demokratike sërish ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako në lidhje me dosjen e famshme ‘339’.
Nëpërmjet një reagimi publik, deputetja e PD-së Albana Vokshi tha se Dako është ‘autor i masakrës elektorale në qarkun e Durrësit, në bashkëpunim me bandat’.

Vokshi është shprehur se dosja 339 që mbahet e kyçur në sirtarët e Prokurorisë, është prova që çon në burg Vangjush Dakon.

“Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Dako është në komunikim të vazhdueshëm para, gjatë dhe pas zgjedhjeve duke shkëmbyer me pasuri votat e blera për tepsinë e Edi Ramës”, u shpreh Vokshi.

Sipas saj, zgjedhjet e 2017 u blenë bashkë me krimin dhe drogës.

Po ashtu, në emër të PD-së ligjvënësja e djathtë kërkoi arrestimin e kryebashkiakut, duke e akuzuar atë se manipuloi dëshmitarët me ndihmën e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama është një kryeminisër i paligjshëm dhe prokuroria i ka provat në dosjen 339”, tha mes të tjerash Vokshi.

Article Logic
Execution time: 0.0039238929748535