INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Negociatat para verës, Krichbaum sërish kundër: Është ende herët

Negociatat para verës, Krichbaum sërish kundër: Është ende herët

Publikuar më: 10:48 25-05-2018

Kryetari i Komisionit për Çështje Europiane të Bundestagut, Gunther Krichbaum ka shpërndarë në Facebook një reagim të dhënë për të përditshmen gjermane “Welt”,duke shkruar :

“Ne na duhet të vendosim për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë para verës. Mendoj se është shumë herët”.

Krichbaum është dakord për të negociuar me Maqedoninë, por nuk kërkon të njëjtën gjë me Shqipërinë.

Në fund të qershorit pritet që krerët e shteteve dhe qeverive evropiane do të vendosin nëse BE do të pranojë të negociojë pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gjermania, Franca dhe Holanda janë tre nga vendet më skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në.

gunter.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0042381286621094