INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hahn: Nëse peshqit e mëdhenj nuk vihen para drejtësisë, ndërpriten negociatat

Hahn: Nëse peshqit e mëdhenj nuk vihen para drejtësisë, ndërpriten negociatat

Publikuar më: 10:30 16-05-2018

Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Johanes Hahn në një intervistë për mediat gjermane është shprehur se e kupton skepticizmin për Shqipërinë dhe Maqedoninë kur bëhet fjalë për hapjen e negociatave.

Megjithatë, tha ai, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Hahn shtoi se Shqipëria dhe Maqedonia duhet që të vendosin para drejtësisë 'peshqit' e mëdhenj, pasi në të kundër negociatat mund të ndërpriten, nëse do të hapen në fund të qershorit.

‘Ne duhet të përfundojmë unitetin e Europës’ kështu e titulloi gazeta gjermane ‘Stutgarter Nachrichten ‘intervistën e Hahn.

Unë mund ta kuptoj skepticizmin, por gjithashtu nuk them se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat.
Por, në bisedimet e pranimit, i kushtojmë vëmendje faktit se ligjet zbatohen gjithashtu, rastet e korrupsionit vërtet sjellin para drejtësisë peshqit e mëdhenj që nuk kursehen. Pa progres në këtë drejtim, ne mund të ndërpresim negociatat. Pra, ne mund të kapërcejmë gjendjen akoma të pakënaqshme të sistemeve ligjore në Shqipëri dhe ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë kur të fillojmë bisedimet e pranimit'

Gjatë intervistës Hahn shprehet se BE e ka tashmë zgjedhjen e saj të eksportojë stabilitet ose të importojë paqëndrueshmëri.

Gjatë samitit të Sofjes që zhvillohet këto ditë diplomati theksoi se synohet të forcohet bashkëpunimi ekonomik mes vendeve të rajonit.

Në 17 Prill, KE rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, ndërsa në fund të qershorit do të vendoset nga vendet anëtare. Deri tani tre janë vendet skeptike, Franca, Gjermania dhe Holanda.

Këtu gjeni intervistën e plotë: https://www.stuttgarter-nachrichten.de/inhalt.interview-mit-eu-erweiterungskommissar-wir-muessen-die-einheit-europas-vollenden.b58cf465-9ed1-4549-b1f9-c6ee0e3e7e9f.html

 

 hahnok.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039389133453369