INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohen meme-t??? Ja cili është plani i Bashkimit Europian

Ndalohen meme-t??? Ja cili është plani i Bashkimit Europian

Publikuar më: 13:18 09-06-2018

Nëse deri më sot jeni argëtuar me memet atëherë duhet të mendoni një tjetër mënyrë sesi të bëni ironi.

Bashkimi Europian ka gati një projektligj i cili nëse miratohet parashikon ndalimin e foto-montazheve humoristike që njihen ndryshe si “Meme”.

Sipas ekspertëve, ligji ka si qëllim të mbrojë të drejtat e autorit online.

Grupet e të drejtave dixhitale po bëjnë fushatë kundër Copyright Directive, të cilën PE do ta votojë këtë muaj.

Copyright Directive është një përpjekje për të riformuar të drejtën për internetin, në veçanti për ribalancimin e lidhjes mes atyre që kanë këtë drejtë dhe platformave online.

Neni 13 i këtij ligji thotë se ofruesit e platformave duhet të marrin masa të sigurojnë funksionimin e marrëveshjes së bërë me mbajtësin e të drejtave për përdorimin në punët e tyre.

Një fushatë e tillë vjen pas një letre të hapur të dërguar nga akademike për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker tha se dëshironte që gazetarët, botuesit dhe autorët të paguhen në mënyrë të drejtë për punën e tyre".

Mbrojtja e të drejtës së autorit do të zbatohej për atë punë "nëse është bërë në studiot apo dhomat e jetesës, a është shpërndarë në linjë ose në internet, a është botuar nëpërmjet një makine për kopjim ose në mënyrë komerciale në internet".

Pritet që propozimet për modernizimin e dispozitave të autorit të BE-së nuk do të dëmtojnë lirinë e shprehjes në internet dhe do të ndihmojnë për të siguruar shpërblimin e drejtë të autorit për punën e tyre."

Article Logic
Execution time: 0.0038421154022217