INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na ka gënjyer të gjithëve? Ledion Liço sapo “fëlliqi” Lori Hoxhën publikisht, shihni çfarë ka bërë [FOTO]

Na ka gënjyer të gjithëve? Ledion Liço sapo “fëlliqi” Lori Hoxhën publikisht, shihni çfarë ka bërë [FOTO]

Publikuar më: 22:05 22-05-2018

Lori Hoxha është padyshim një prej personazheve shqiptare të veshura më mira. Ajo poston përditë foto në Instagram nga veshjet e saj luksoze dhe të kombinuara bukur. Lori spikat gjithmonë për stilin e saj të të veshurit, por edhe na ka treguar gjithashtu se punon pa fund në palestër për të mbajtur këto linja trupore që ka.

Mirëpo nuk mjafton vetëm stërvitja për të arritur format perfekte, sepse duhet dhe një kujdes shumë i veçantë edhe për ushqyerjen. Nëse jeni bërë kuriozë ndonjëherë se çfarë konsumon Lori që ka arritur këto përmasa trupore, përgjigjen ua jep Ledioni. Në ‘Instastory’ ai ka publikuar një fotografi, në të cilën shihen mbi tavolinë vetëm çokollata dhe ëmbëlsira të ndryshme. “Nëse keni pyetur çfarë ha Lori Hoxha për trupin e saj të verës”, – ka shkruar Ledioni bashkangjitur fotografisë. Kjo do të thotë se Lori është me të vërtetë me fat, sepse një pjesë e madhe e vajzave kanë shumë probleme me konsumimin e ëmbëlsirave. Por Lori se ka problem këtë, pasi më parë na ka treguar publikisht që e gjeni 24/7 duke ngrënë ëmbëlsira.

wpnda.png

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613