INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministria teknike e Arsimit iu vë “fshesën” 10 zyrtarëve të lartë

Ministria teknike e Arsimit iu vë “fshesën” 10 zyrtarëve të lartë

Publikuar më: 15:58 20-06-2017

Për shkak se kanë marrë pjesë në fushatë zgjedhore Ministria e Arsimit ka kërkuar nisjen e procedimit disiplinor për 10 drejtues arsimorë.
Në prokurori është dërguar Përgjegjësja e Zyrës Arsimore, Kavajë, Sonila Peza, mbi dyshimin e arsyeshëm të përfshirjes në fushatë zgjedhore.
Gjithashtu pranë Komisionit Disiplinor për verifikimin e shkeljeve ligjore po përcillen  shkeljet e përsëritura, të cilat janë regjistruar dhe verifikuar për fillimin e procedimit disiplinor ndaj drejtuesve apo përfaqësuesve të institucioneve arsimore.

Ata janë:

Përgjegjëse e Zyrës Arsimore, Bulqizë
Përgjegjës i Zyrës Arsimore, Has
Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore, Lezhë
Përgjegjëse e Zyrës Arsimore, Kurbin
Përgjegjës i Zyrës Arsimore, Gramsh
Drejtor Shkollës Iballë, Fushë Arrëz
Drejtor Shkollës Gorre, Lushnje
Drejtor Shkolle, Nepravishtë, Gjirokastër
Drejtor i Shkollës së Mesme, Gramsh

Ministria e Arsimit dhe Sportit kërkon nga të gjithë punonjësit e administratës arsimore të vijojnë të kryejnë me përgjegjshmëri detyrat dhe veprimtaritë, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Article Logic
Execution time: 0.0038919448852539