INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet, mbi 7 mijë policë të angazhuar në të gjithë vendin

Zgjedhjet, mbi 7 mijë policë të angazhuar në të gjithë vendin

Publikuar më: 16:25 20-06-2017

Mbi 7 mijë forca policie do të angazhohen në të gjithë vendin për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor më 25 Qershor. Drejtori i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike, Altin Qato u shpreh se Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ndërsa do angazhohen rreth 7207 punonjës policie. Ai tha se bashkëpunimi me OSBE ka qenë permanent dhe se çdo punonjës policie do të raportojë në kohë reale.
“Puna për përgatitjen për zgjedhjet ka filluar që në muajin shkurt 2017. Që në 15 qershor kemi dërguar në KQZ listën me 5851 punonjës policie që do angazhohen për ruajtjen e objekteve zgjedhore në gjithë Shqipërinë, listën e 276 automjeteve civile që do përdoren në funksion të përmbushjes së detyrës. Nga strukturat e disa ministrive policore dhe drejtorive të kufirit dhe migracionit do dërgohen 1356 punonjës police në funksion të procesit zgjedhor duke e çuar numrin e punonjësve të angazhuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në rreth 7207”- tha Qato. Sipas tij është përgatitur urdhri i Përbashkët i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Ministrit të Mbrojtjes, Urdhri i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për marrjen në ruajtje të 93 objekteve të rëndësishme që sigurohen me punonjës policie, nga forcat ‘Komando’. Ky urdhër është miratuar.
‘Në bashkëpunim me gardën kemi hartuar planin për marrjen e masave për ruajtjen e objekteve dhe personaliteteve të larta shtetërore si dhe për të mos krijuar asnjë incident gjatë aktiviteteve elektorale të partive’-deklaroi Qato.

Article Logic
Execution time: 0.0035240650177002