INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rama kundër të gjithëve. “Basha kungull, Vasili e Blushi si Sudja” [VIDEO]

Publikuar më: 17:34 20-06-2017

Ndërsa na ndajnë shumë pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të përgjithshme, Edi Rama ka ironizuar kundërshtarët e tij politikë, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili e tashmë edhe Ben Blushin. Ironia ka shkuar për projektin e tyre ekonomik.
Edi Rama: Sikur na ka kapur mallkimi i Sudes dhe nuk na ndahet Sudja, na shfaqet me lloj-lloj formash. Njëherë me fytyrën e Lulit, njëherë me fytyrën e Ben Blushit, njëherë me fytyrën e Petrit Vasilit. U çmendëm! Është Sudja, që na shfaqet në të gjitha format. Na shfaqet me kollare dhe me pantallona doku. Na shfaqet me ato këmishat e tmerrshme.
Ndërsa për Vasilin dhe Blushin nuk vijoi më gjatë, për Lulzim Bashën kryesocialisti tha se qytetarët e kanë provuar projektin e tij gjatë drejtimit të bashkisë.
Edi Rama: Ju lutem shumë, na jepni atë shejtan votë pa dallim! Mos e mendoni unë jam i majtë, unë jam i djathtë! Je i djathtë rri i djathtë! Votën më 25 qershor do ta japësh me mend! S'mund t'i japësh votë Lulit! Ju e keni parë. Është shalqi me provë. E provoi Tirana njëherë, doli kungull. Për çfarë do t'ia jepni votën?!
E sërish timonin Edi Rama e do vetëm për vete, pasi në të kundërt thotë ai, nuk do të qeverisë ashtu siç do.
Edi Rama: Po na e dhatë fuqinë, që ne të kemi timonin vetëm, pa pasur të tjerë në prehër që ta vendosin dorën në timon dhe ta luajnë timonin sa herë duan për të ndaluar makinën, se thotë na mbaje içik, se më shpëtoi, atëherë?!

Article Logic
Execution time: 0.0040240287780762