INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Merret i pandehur, Tahiri flet pas vendimit: Di t’ju them kur kjo ndodh me mua, imagjino ç’ndodh me njerëzit

Merret i pandehur, Tahiri flet pas vendimit: Di t’ju them kur kjo ndodh me mua, imagjino ç’ndodh me njerëzit

Publikuar më: 19:14 26-03-2019

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur pas vendimit të gjykatës për nisjen e gjykimit ndaj tij që e vendos zyrtarisht si të pandehur. Në një prononcim për mediat pas seancës 8 orëshe, Tahiri tha se të gjithë kishin shumë gjëra për të thënë, por se më e rëndësishmja vjen.

“Zgjati se kam përshtypjen të gjithë kishin gjëra për të thënë lidhur me atë që parashtruan prokurorët. Më shumë se afati 8 orë i zgjatjes së seancës sot, më vjen keq vetëm për ju që u detyruat të prisnit. Ajo që vjen para është më e rëndësishme se ajo që shkoi. Tani shkojmë në gjykim dhe ky është një shans për mua për të treguar atë që kam thënë gjithmonë. Nuk dua të merrem me llojin e seancës, me llojin e akuzës. Jam rezervuar të komentoj dhe nuk dua ta bëj dhe tani në respekt të një sistemi që kam kontribuuar dhe unë deri diku. Unë kërkova që gjykimi të mos jetë një histori zvarritje pafund. Prokuroria pretendon atë që pretendon, unë kam shumë më shumë për të pretenduar, nuk do doja të zgjatej. Do ju kërkoja kujdes të saktësoni. Do vazhdoj të argumentoj atë që kam thënë që në fillim. Nuk kam pikën e lidhjes me këtë çështje. Kam pak zor të flas për veten në rastin kur gjendem në këto pozita. Do ndjek me përpikmëri çdo fazë të procesit. Nuk jam zënë me askënd. Di t’ju them kur kjo ndodh me mua, imagjino ç’ndodh me njerëzit që s’kanë mundësi të flasin para jush. nuk jam as hero i heshtur, s’më pëlqen kjo pozita por më vjen keq për njerëzit që vuajnë nga ky sistem drejtësie dhe nuk kanë mundësi të flasin”, tha Tahiri para mediave.

I pyetur a ka pasur kontakte me të bashkakuzuarit, Tahiri mohoi. “Asnjë kontakt”.

Article Logic
Execution time: 0.0022640228271484