INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-presidenti Nishani reagon në lidhje me dorëzimin e nënshtetësisë shqiptare nga djali i tij: ''Ky është sulm ndaj meje''

Ish-presidenti Nishani reagon në lidhje me dorëzimin e nënshtetësisë shqiptare nga djali i tij: ''Ky është sulm ndaj meje''

Publikuar më: 20:06 26-03-2019

Ish-presidenti Bujar Nishani ka sqaruar vendimin e të birit për të lënë nënshtetësinë shqiptare. Përmes një postimi në Facebook, ish -kreut të shtetit, shkruan se djali i tij jeton prej rreth 10 vitesh në Austri dhe si student i Mjekësisë, i është ofruar statusi i asistent/pedagogut.

Sipas tij shteti i Austrisë i ka ofruar dhe nënshtetësinë, por sipas tij ekziston detyrimi ligjor që nuk mund të mbahen dy shtetësi.

“Të nderuar miq, sot media e propagandës së narkoqeverisë u përpoq të injektojë si lajm negativ, procedurën e lënies së nënshtetësisë nga djali im.

Im bir jeton prej afro 10-të vitesh në Austri dhe është aktualisht një prej studentëve të shkëlqyer në Universitetin e Mjeksisë së Vienës, ku prej disa vitesh ka fituar edhe statusin e asistent/pedagogut.

Shteti Austriak i ka dhënë nënshtetësinë austriake por kanë rregullin që nuk lejohet dy shtetësia.

Unë jam shumë krenar për fëmijët e mij pasi vetëm më kanë nderuar dhe kurrë përfituar. Turp dhe e papranueshme është ti ushqesh fëmijët me para të vjedhura apo paratë e krimit të organizuar dhe jo kur nderojnë prindërit dhe këdo tjetër që është në nevojë për ndihmë.Kuptohet se qëllimi i kësaj fushate propagande jam unë.

Rregjimi i narkotrafikut dhe avoketërit e tij duket se paskan frikë prej aktivitetit tim qytetar. Kjo më kënaq në fakt.”

 

Article Logic
Execution time: 0.0037040710449219