INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS

Media në krizë! Departamenti i Gazetarisë prezanton pasojat...[VIDEO]

Publikuar më: 16:48 14-12-2017

Deparatmenti i Gazetarisë në Fakutetin Histori-Filologji me mbështetjen e Autoritetit të Medias Audiovizive ka organizuar një konferencë shkencore mbi modelet ekonomike të industrisë televizive duke iu referuar studimeve të kryera në lidhje me situatën e mediave, ku shumica e tyre janë në krizë finaciare. Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku përmendi pasojat e krizës.
“Media shqipare është në krizë të modelit, kjo reflektohet në gjëndjen finaciare dhe në cilësinë e përmbajtjes, por dhe në raportin që kanë me audiencën,” tha Marku.
Ndërsa Kreu i AMA, Genti Sala dha një lajm edhe më të keq bazuar në një raport të realizuar nga vetë institucioni, që ai drejton e lidhet me punonjësit e mediave. Pjesa më e madhe e tyre marrin pagesa minimaliste.
“70% e stafit në media jo e mirë paguar, pagat i marrin me vonesë,” raportoi Sala.
Aktiviteti u përshëndet dhe nga Dekani i ri i Fakulteti Histori-Filologji, Sabri Laçi i cili vlerësoi punimet shkencore të këtij lloji të profesorëve të gazetarisë, të cilat i shërbejnë të gjithë shqiptarëve.

>

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.00460290908813
    array(1) { ["section"]=> string(70) "media-ne-krize-departamenti-i-gazetarise-prezanton-pasojat-video-44885" }