INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Më në fund ikën shiu, rriten temperaturat

Më në fund ikën shiu, rriten temperaturat

Publikuar më: 09:30 16-05-2018

Gjysma e parë e muajit maj është mbizotëruar nga reshje shiu, më të dendura për stinën. Ndërsa një ditë më parë thuajse në të gjithë vendin mbizotëroi një mot me reshje intensive shiu, ku në disa zona pati edhe përmbytje, situata do të ndryshojë duke filluar që nga sot. Sipas sinoptikanëve nga e mërkura situata sinoptike do të ndryshojë dhe shiu do t’i lërë vendin diellit.
Këtë të mërkurë do të mbizotërojë një mot kryesisht me diell me vranësira të pakta.
Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë. Fillimi i javës tjetër do të sjellë temperatura deri në 10 gradë më të larta se aktualet, ku në kryeqytet pritet që të kapin vlerën e 30 gradëve.

Article Logic
Execution time: 0.0046961307525635