INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Leo DiCaprio humb mendjen pas Bella Hadid dhe...bukuroshes shqiptare! [FOTO]

Leo DiCaprio humb mendjen pas Bella Hadid dhe...bukuroshes shqiptare! [FOTO]

Publikuar më: 16:59 26-05-2017

Ai sapo është ndarë nga e dashura e tij modele, Nina Agdal, dhe është gati për t’iu rikthyer aksionit.

Leo DiCaprio duket se nuk vuan aspak nga probleme zemre dhe nga veprimet e tij na krijon përshtypjen se është i mendimi që “plumbi nxirret me plumb”. Pikërisht këtë la të nënkuptohet në mbrëmjen e amfAR në Kanë ndërkohë që po “përzihej” me bukuroshet më në zë të momentit, dhe në radhën e tyre gjendej edhe një shqiptare. Natyrisht që bëhet fjalë për Rita Orën, këngëtaren bukuroshe që duket se ka vjedhur vëmendjen e shumë emrave në eventin prestigjoz. Pas David Beckham, të ciline  takoi me shumë përzemërsi, radhën e kishte Leo DiCaprio për t’u “hutuar” pas artistes seksi 26 vjeçare. Por ajo nuk ishte e vetmja pasi aktori fitues i çmimit Oscar u duk goxha i interesuar edhe për Bella Hadid, dhe dieht që modelet kanë qenë gjithmonë një dobësi e tij.

leo1.jpg

leo2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.022205829620361