INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lajme super të mira për fansat e Deadpool! Ja surriza e rradhës [FOTO]

Lajme super të mira për fansat e Deadpool! Ja surriza e rradhës [FOTO]

Publikuar më: 14:32 22-01-2019

“X-Force” rikthehet në aksion për kapitullin e tretë të filmit “Deadpool”.

Këtë e njoftoi aktori i famshëm Ryan Reynolds, i cili interpreton personazhin kryesor. “Konfirmoj se ‘Deadpool 3’ është në zhvillim e sipër dhe do të marrë një drejtim krejtësisht të ndryshëm”, deklaroi Reynolds.

Në këtë projekt dihet vetëm që T.J. Miller nuk do të interpretojë më rolin e Weasel.

Në vitin 2017, Miller u akuzua për ngacmim seksual nga një grua dhe u arrestua në fillim të vitit 2018 pas një kërcënimi të rremë me bombë në një tren.

Duket se këto çështje personale të aktorit të jenë edhe arsyet që ai të mos jetë më pjesë në këtë sagë.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707