INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Nuk mbaroi me aq! Filmi juaj i preferuar është gati të rinisë dhe nuk do t’i ndajmë dot sytë nga ekrani!

Nuk mbaroi me aq! Filmi juaj i preferuar është gati të rinisë dhe nuk do t’i ndajmë dot sytë nga ekrani!

Publikuar më: 18:58 21-01-2019

Regjisori dhe skenaristi Christopher McQuarrie po shkruan skenarin e “Mission: Impossibile 7, 8”. Sipas “The Hollywood Reporter”, ai ka ndër mend të kthejë personazhet e Henry Cavill e Alec Baldwin.

Dy filmat do të xhirohen njëkohësisht dhe sipas “HR” personazhet do të rikthehen përmes kujtimeve.

Ideja nuk është dhe aq surprizë. Me ardhjen e McQuarrie, në fakt, saga e “Mission: Impossible” nisi të tregojë një histori të vetme të madhe dhe jo një aventurë të vetme, siç ishte me katër filmat e parë.

Duke marrë parasysh xhirimet paralele dhe datat e fiksuara për në vitet 2021 e 2022, ka shumë mundësi që këta filma të jenë vazhdim i dy të fundit dhe të kenë lidhje me njëri-tjetrin

 

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947