INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konflikt pronësie, një i ri plagos 60-vjeçarin në furrën e bukës

Konflikt pronësie, një i ri plagos 60-vjeçarin në furrën e bukës

Publikuar më: 10:12 15-03-2019

Një 60-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Kavajës, rreth orës 05:00 të mëngjesit, në ambientet e një furre buke. Autori i dyshuar është identifikuar me inicialet S.T. I riu, 26-vjeçar ka plagosur me armë gjahu pronarin e furrës, shtetasin E. K., 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësie. Pas krimit autori është arrestuar menjëherë nga policia e Kavajës me akuzën për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 76 dhe 22 të Kodit Penal. Materialet hetimore në ngarkim të kësaj ngjarjeje i kaluan prokurorisë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035560131072998