INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kjo këngë e re nga Spice Girls mund të konkurojë në Eurovision [VIDEO]

Kjo këngë e re nga Spice Girls mund të konkurojë në Eurovision [VIDEO]

Publikuar më: 10:53 25-11-2016

Ashtu si dikur, grupi britanik i pop-it duket se po përgatiten të pushtojnë sërish botën me muzikën e tyre.

Ndonëse tashmë vetëm 3, Geri Horner, Emma Bunton dhe Mel B kanë arritur të përfundojnë së punuari singëllin e parë i cili titullohet "Song For Her". Në fakt treshja e vajzave e pagëzuar si GEM patën publikuar vetëm disa pjesëza ngacmuese të këngës, megjithatë orët e fundit një fans i tyre ka publikuar në mënyrë jozyrtare këngën e plotë. Kaq ka mjaftuar që shumë persona të aludojnë në Twitter se ky singëll do të konkurojë në Eurovision. Gjithçka përputhet kanë thënë ato duke evidentuar se kënga e gjatë 3 minuta plotëson kriteret e festivalit europian!

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043