INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këto janë rastet e vetme kur është OK të mos merrni masa mbrojtëse gjatë seksit

Këto janë rastet e vetme kur është OK të mos merrni masa mbrojtëse gjatë seksit

Publikuar më: 14:31 14-09-2017

Ndonjëherë është e vështirë të dish ekzaktësisht kur është koha e duhur për të mos përdorur më prezervativ me partnerin tuaj. Megjithatë, është e nevojshme për shëndetin tuaj si emocional ashtu dhe fizik t’i merrni masa mbrojtëse ato dhe të ndaloni së i përodruri kur të dy të ndiheni rehat në këto tre pika:

Kur të dy keni kryer analizat për sëmundjet seksualisht të transmetueshme
Nëse nuk jeni siguruar totalisht që të dy keni bërë analizat kohët e fundit mos e ndërmerrni një hap të tillë. Madje, edhe kur partneri insiston se është I pastër, përsëri nuk vlen pasi disa sëmundje janë asimptomatike (pa simptoma). Bëni mirë mos rrezikoni.
Sipas CDC, në 2015, kishte rreth 1.526.658 raste të Klamidias. Sifilisi kishte një rritje prej 19% dhe një në 6 persona kishin herpes sipas Shoqatës të Shëndetit Seksual Amerikan.
Mendojmë se kjo mjafton për të përdorur prezervativin.

E kuptoni rrezikun
Sex pa prezervativ vjen me shumë faktorë të rrezikshëm, disa prej tyre madje qëndrojnë me ju për një kohë të gjatë, ose gjithë jetën. Sigurisht që mund të merrni sëmundje ngjitëse dhe të ngeleni shtatzane, pa e kuptuar nga të dy palët.

Është një vendim që duhet të merret nga të dy dhe me konsensus
Nëse doni të ndaloni së përdoruri prezervativë duhet të bini dakort të dy dhe të flisni hapur për këtë. Mendoni gjithmonë çfarë është e mirë për ju, dhe mbi të gjitha nëse jeni të sigurt 100% se jeni të mbrojtur dhe keni besim të plotë tek partneri se është vërtet i kujdesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314