INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtari i njohur shqiptar publikon mesazhet me Cristiano Ronaldon në INSTAGRAM, shihni çfarë i ka shkruar! [FOTO]

Këngëtari i njohur shqiptar publikon mesazhet me Cristiano Ronaldon në INSTAGRAM, shihni çfarë i ka shkruar! [FOTO]

Publikuar më: 08:10 26-04-2018

Ia paska prishur pak qejfin!

Cristiano Ronaldo është një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave dhe vetë shifrat e tregojnë këtë fakt. Me qindra gola, shumë trofe individuale, 5 Topa të Artë e dhjetra trofe të tjerë me ekipet ku është aktivizuar, Ronaldo qëndron në majen e futbollit. Ai gjithashtu ka shumë fansa e ndjekës në Instagram ku numëron rreth 124 milion të tillë, e një prej tyre është edhe këngëtari i njohur shqiptar Floriani. Ky i fundit para se të fillonte ndeshja e mbrëmshme Bayern Munchen-Real Madrid i ka kërkuar diçka Ronaldos.

Këngëtari postoi mesazhet të cilat ia dërgoi yllit të futbollit, në llogarinë e tij në Instagram, dhe e etiketoi atë.

“Kqyr jepe naj gol aty ne Bayern”, ishin disa nga fjalët që Floriani ia shkroi Ronaldos privatisht në Instagram. Madje ai e quajti edhe kastravec për faktin se nuk i shkruante asnjëherë.

cristiano.png

 

Por, fatkeqësisht artisti i ri nuk mori përgjigje nga Ronaldo, si në Instagram ashtu edhe në fushën e lojës.  Florian dyshojmë që Ronaldo do të të shkruajë ndonjëherë!

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553