INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ja si u paraqitën yjet në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë [FOTO]

Ja si u paraqitën yjet në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Kanë [FOTO]

Publikuar më: 21:07 11-05-2016

Edicioni I 69-të i festivalit të filmit në Kanë ka nisur, dhe të gjithë sytë janë nga yjet që parakalojnë në tapetin e kuq, i cili çdo vit mbledh emrat më të rëndësishëm të botës së filmit.

“Cafe Society”, i Woody Allen i cili do të bëjë bashkë dy aktorë të dashura për publikun si Kristen Stewart dhe Blake Lively është filmi që do të çelë zyrtarisht eventin.

Blake Lively, e cila është shtatzënë, tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq, me një fustan të gjatë, me gurë që shndërrijnë.

47 vjeçarja, Naomi Watts, ishte një bukuri e vërtetë e veshur me një fustan stil bust kolone, me zbukurime.

Jessica Chastain, mblodhi shumë fotografë pranë vetës, teksa u shfaq me një fustan të verdhë të shndërritshëm.

Mosha është thjesht një numër për Julianne Moore e cila i habiti të gjithë me një fustan të zi i stolisur me dizajn kobra që shkëlqente. 

Ndërsa protagonistja në filmin kryesor “Café Society”, Kristen Stewart, ishte veshur më një fustan, ku pjesa e sipërme ishte pothuajse e gjitha transparente.

Në Festivalin e Filmit në Kanë, nuk kishte si të mungonte edhe ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Victoria Beckham, e cila mbërriti me një palë pantallona të zeza dhe një bust të zi.

Listës së yjeve, iu shtuan edhe modelet e famshme Doutzen Kroes, Bella Hadid dhe Lily Donaldson.

Article Logic
Execution time: 0.0046319961547852