INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Ish-i kërkon të kthehet sërish me ju? Ja veprimet që e tregojnë

Ish-i kërkon të kthehet sërish me ju? Ja veprimet që e tregojnë

Publikuar më: 15:57 01-09-2017

Në të shumtën e rasteve është një nga partnerët ai që i jep fund lidhjes për gjithëfarë arsyesh, e tjetri që përpiqet të kthejë gjërat siç kanë qenë më parë ! Ky mbetet një vendim i juaji dhe askujt tjetër, por nëse merrni ende sinjale të çuditshme nga ish-i juaj , këto janë shenja që ai do të kthehet sërisht me ju apo jo.

1. Gjen edhe arsyen më të pakuptimtë vetëm për të komunikuar me ju

Ju merr në telefon sepse keni harruar një usb në shtëpine e tij, gjeti një kapëse tuajën dhe ju thotë ta takoni për ta marrë ?! Keto e arsye të ngjashme janë shenja qe ai po kërkon të ndërtojë ura komunikimi me ju duke përdorur dhe arsye më të pavlera.

2. Ish-i juaj pyet për ty
Nëse dëgjoni nga të tjerët që ish-i juaj pyet ende për ju, dijeni se për atë shpresa vdes e fundit.

3. Përpiqet të ndjekë rutinën tuaj vetëm për t’u takuar “rastësiht”
E shihni tek pi kafe në barin ku shkoni gjithnjë, bën vrap pikërisht në të njëjtin orar si ju dhe pse më parë kurrë nuk e ka bërë një gjë të tillë.. Epo dijeni se do të bëjë gjithçka vetëm për t’ju takuar e për të gjetur rast të flisni.

4. Ish juaj sillet njësoj si muajt e parë kur u njohet
Shumica e marrëdhënieve kanë një fazë “muaji mjalti” ku çdo gjë shkon aq mirë. Me kalimin e kohës gjithçka shndërrohet në rutinë, por nëse vëreni që ish-i sillet si më parë , është një tentativë për t’ju ndërruar mendjen

5. Ish-i juaj bën përpjekje për të ndryshuar
Ka një arsye pse marrëdhënia juaj ka përfunduar dhe ai po “lufton” që t’ju ndërrojë mendjen.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0011160373687744
    array(1) { ["section"]=> string(68) "ish-i-kerkon-te-kthehet-serish-me-ju-ja-veprimet-qe-e-tregojne-35890" }