INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
I thonë që ka kopjuar Kim Kardashian në këtë foto, Bleona lë pa fjalë fansin me përgjigjen e saj: Unë kam qenë Kim...[FOTO]

I thonë që ka kopjuar Kim Kardashian në këtë foto, Bleona lë pa fjalë fansin me përgjigjen e saj: Unë kam qenë Kim...[FOTO]

Publikuar më: 20:11 25-06-2018

Muajin e kaluar solli këngën më të re të titulluar “Ëicked Game”, i cili u mirëprit prej fansave. Bleona Qereti duket se ka vendosur që të mos ndalet me projekte të reja muzikore që do të sjell këtë vit. Ajo tashmë është në përgatitje të projektit të ri që do ta shoqërojë me videoklip i cili pritet të jetë i veçantë.

Për ta dhënë këtë lajm, ajo publikoi një foto ku shfaqej e veshur me një rrjet me xixa, poshtë së cilës nuk kishte veshur asgjë.

Kjo pamje e këngëtares ka revoltuar disa nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë nguruar ta kritikojnë këngëtaren, madje disa prej tyre e kanë akuzuar se po imiton Kim Kardashian, e cila njihet për fotot provokuese ku shfaqet e zhveshur.

Njëri nga ndjekësit e Bleonës i ka shkruar:” Ke imituar Kimin”, mirëpo Bleona ja ka mbyllur gojën duke i dhënë një përgjigje epike.

“Unë kam qenë Kimi para Kim-it ti yll. Me që di shqip, besoj kupton çfarë po them”, ja ka kthyer Bleona duke e lënë pa fjalë djalin në fjalë, i cili nuk ka tentuar më t’i kthej përgjigje.

dakim.jpg

cad.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0040431022644043