INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ledion Liço publikon foton më të ëmbël të të birit, teze Lori sapo na tregoi të gjithëve se si e thërret atë, zbulojeni [FOTO]

Ledion Liço publikon foton më të ëmbël të të birit, teze Lori sapo na tregoi të gjithëve se si e thërret atë, zbulojeni [FOTO]

Publikuar më: 20:24 25-06-2018

Lori Hoxha është një nga vajzat më me ndikim në vendin tonë. Trashëgimtarja e Top është kthyer në një model për vajzat e reja që ato të inspirohen me tendencat më të fundit të modës dhe se si mund të kurojnë imazhin e tyre. Lori është shumë aktive në rrjetet sociale ku shpalos stilin dhe sharmin e saj e jo më kot numëron shumë ndjekës. Por aty na tregon edhe që është mjaft e lidhur me nipin e saj të vogël, London Noor dhe në një foto të postuar nga Ledioni na tregoi se si e thërret me përkedhëli atë.

Moderatori Ledion Liço ka publikuar në Instagram një foto mjaft të ëmbël të vogëlushit të tij London Noor.

Në foton bardhezi e shohim të voglin teksa luan në një fushë të madhe.

Krahas fotos Ledioni ka shkruar: “Çdo gjë është ndriçuar”, duke nënkuptuar që me ardhjen e London tashmë çdo gjë për moderatorin shkëlqen. Fotoja është pëlqyer shumë nga miqtë dhe fansat e moderatorit, por veçanërisht nga teze Lori Hoxha, e cila e quan vogëlushin me përkëdheli “MIMI”.

mim.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0036079883575439